Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, deputet i Kuvendit dhe nënkryetar, ka prezantuar sot një video mjaftë interesante të tij, ashtu siç nuk jemi mësuar ta shohim.
Përmes një videoje, që ai e ka publikuar në rrjeton social Facebook, Hoxhaj shihet në Prizren duke bërë qebapa dhe duke thënë: “Unë po i rrotulloj këta qebapa, që po m’i kujtojnë do deputetë që janë kanë mandatin e kalum në Kuvendin e Kosovës, që s’kanë fol asnjëherë. Këta duhet m’i marr, m’i rrotullu e mi nxjerr jashtë kadale”, është shprehur Hoxhaj.
Në publikimin e kësaj videoje, Hoxhaj ka shkruar “Te miku im, Beska në Prizren, duke shkëmbyer ide të reja! “.
Kështu, nuk jemi mësuar të shohim ish-ministrin Hoxhaj, por siduket ka gjetur formë atraktive për të treguar numrin e tij në listën e partisë që ai i përket, PDK-së, që do të shfaqet në zgjedhjet e 9 shkurtit.