Lajme

Enver Hoxhaj pas tolllovisë së krijuar tek salla 1 “Tetori”- E dhimbshme, kjo është pasqyrë e një qeversje pa plan

05/14/2021 09:29
nga:Y I

Pas pamjeve të publikuara në media, ku janë krijuar radhë të gjata qytetarësh në pritje për t’u vaksinuar në sallën 1″Tetori” ka reaguar Ud.së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.

Hoxhaj thotë se është për keqardhje të shohësh pamje të tilla derisa gjyshërit tanë shtyhen për të marrë një vaksinë që nuk erdhi në kohë.

Ai tutje thotë se kjo është pasqyrë e një qeversje pa plan.

“Qeveria nuk ka ditur të organizoj një proces të thejshtë vaksinimi. Kështu, më shumë ekziston rreziku që ata të infektohen me Covid, sesa mundësia që të vaksinohen. Kjo është pasqyra e një qeverisje pa plan e program”s hrkuan Hoxhaj në facebook raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

Është për keqardhje të shohësh prindërit e gjyshërit tanë në këtë gjendje. Të dëshpëruar për një vaksinë e cila nuk u erdhi për një kohë të gjatë, tani të shtyhen me njëri-tjetrin sepse Qeveria nuk ka ditur të organizoj një proces të thejshtë vaksinimi.

Kështu, më shumë ekziston rreziku që ata të infektohen me Covid, sesa mundësia që të vaksinohen. Kjo është pasqyra e një qeverisje pa plan e program. Pa dije e përvojë për të ndihmuar qytetarët e saj. E dhimbshme. Shumë e dhimbshme.