Lajme

Enver Hoxhaj për kandidaturën e Uran Ismailit për kryeqytetin: Favorit, por s’ka asgjë zyrtare – vendos dega e PDK-së në Prishtinë

06/02/2021 15:36
nga:M K

Kreu në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka folur rreth kandidaturës së Uran Ismailit për kryeqytetin.

Në një paraqitje para mediave, ai ka thënë se ish-ministri i shëndetësisë mbetet favorit, por që deri më tani s’ka asgjë zyrtare, përcjell GazetaBlic.

“Ai është favorit për të kandiduar, por s’ka asgjë zyrtare”, tha fillimisht Hoxhaj.

Tutje, ai shtoi se për këtë kandidaturë do të vendos dega e PDK-së në kryeqytet, kurse e sheh Ismailin si njërin prej njerëzve që duhet t’i dhurohet mundësia për ta fituar garën, pasi partitë që deri më tani e kanë pasur pushtetin në Prishtinë, e kanë dëshmuar se nuk janë të denja për të udhëhequr.

“Urani është në ‘pole-position’, por për kandidaturën përfundimtare do të vendos dega e partisë në kryeqytet. Ajo që besoj unë, është fakti se ai e meriton një mundësi për të udhëhequr, pasi partitë që kanë udhëhequr deri tani, e kanë dëshmuar se nuk janë të denja”, tha ndër të tjera Hoxhaj.

LEXO EDHE:

Enver Hoxhaj: Gërvalla po flet sikur ministre e Sërbisë apo Rusisë

/GazetaBlic/