Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj tha se kushdo që dëshiron ta marrë krejn e partisë, duhet t’i nënshtrohet garës zgjedhore.
Ai në Kanal 10 tha se PDK nuk mund të vazhdoj tutje me ushtrues detyre, raporton Gazeta Blic.
”Ka ardhur koha që PDK të shkoj në zgjedhje të reja”, tha ai në emisionin “Politiko”.
I pyetur se a do t’i hyjë garës për ktyetar të partisë, ai tha se për këtë do të diskutoj me kolegët në parti.
Hoxha tha se PDK ka qenë forcë e ndryshimit në këtë vend, raporton Gazeta Blic.
Ai ndër të tjera tha se kryesia aktuale dhe ai si ushtrues detyre duhet të japin dorëheqje në mënyrë që të formohet një komision që mbikēqyrë Konventën Zgjedhore.
Ai tha se kryetari i ri i PDK-së duhet të dalë nga një proces zgjedhor demorkatik.
Nga 37 deri 65 vjeç, këta janë 7 të arrestuarit për gjetjen e kokainës në Lipjan (EMRAT)