Lajme

Enver Hoxhaj: James Rubin, zë i shpresës për kosovarët

09/15/2025 10:56
nga:Gazeta Blic

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, ka ndarë sot në rrjetet sociale një mesazh mirënjohjeje për James Rubin, ish-zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit Amerikan dhe një prej figurave kryesore të diplomacisë amerikane gjatë luftës në Kosovë.

“James Rubin, zë i shpresës për kosovarët!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook, duke e shoqëruar postimin me një fotografi të tij krah Rubinit, si dhe një tjetër të Hashim Thaçit me Rubinin në kohën e luftës.

Rubin ishte zëdhënës i Departamentit të Shtetit gjatë viteve të konfliktit në Kosovë, duke qenë një ndër figurat më të angazhuara në mbështetjen ndërkombëtare për ndërhyrjen e NATO-s dhe për proceset që çuan në çlirimin e Kosovës.