Lajme

Enver Hoxhaj iu drejtohet qytetarëve të Therandës me një video

01/21/2025 14:44
nga:N K

Pas një jave të intensifikuar të fushatës zgjedhore, Enver Hoxhaj ka bërë një thirrje të veçantë për qytetarët e Therandës, duke i ftuar që t’i bashkohen tubimit madhështor të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Therandë, i cili do të mbahet sot.

“Pas një jave fushatë, po largohet mjegulla e keq-qeverisjes së Kosovës. Nesër e kemi tubimin e madh të Partisë Demokratike të Kosovës në Therandë, në orën 17:00. Ju ftoj që të na bashkoheni”, tha Hoxhaj në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale.

Tubimi i sotëm pritet të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme të fushatës së PDK-së, ku qytetarët do të kenë mundësinë të dëgjojnë nga afër mesazhet dhe programin që kjo parti ofron për të çuar Kosovën drejt një të ardhmeje më të sigurt dhe më të mirë.