Fushata zgjedhore po hyn në fazën e saj përfundimtare, dhe mesazhi i kandidatit për deputet nga PDK, Enver Hoxhaj, nga tubimi që kjo parti mbajti në Gjilan, është i qartë: qytetarët e këtij rajoni i kanë dhënë mbështetje të fuqishme Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Kandidati i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se më 9 shkurt qytetarët do të vulosin fitoren dhe do të hapin një kapitull të ri për të ardhmen e Kosovës.
“Gjilani e ka ndarë mendjen dhe në këto zgjedhje do t’i japë besim Partisë Demokratike të Kosovës! Më 9 shkurt, bashkë e vulosim fitoren dhe hapim një kapitull të ri për të ardhmen!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.


