Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka kritikuar shumë qasjen e ministres së jashtme Gërvalla.
Ai në një konferencë për media tha se Gërvalla po sillet sikur ministre e Sërbisë apo Rusisë, përcjell GazetaBlic.
Tutje, ai tha se ajo duhet të ketë kujdes në deklarata, sepse kur flet ministrja e jashtme, flet qeveria.
“Gërvalla po flet sikur të ishte ministre e Sërbisë apo Rusisë. Ajo duhet të ketë kujdes në këtë aspekt. Kur flet ministrja e jashtme, flet qeveria”, tha ndër të tjera Hoxhaj para mediave.
Hoxhaj gjithashtu foli edhe për zgjedhjet lokale në përgjithësi, e kandidatin e PDK-së për kryeqytetin në veçanti.
LEXO EDHE:
Kurti: Do të takohem për herë të parë me Vuçiqin, s’është vazhdimësi i dialogut të vjetër
/GazetaBlic/