Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore përpara zgjedhjeve të nesërme, Enver Hoxhaj ka ndarë një moment emocional dhe të veçantë me publikun.
Ai ka publikuar foto me Blerim Thaçin, vëllanë e ish-presidentit Hashim Thaçi, duke shprehur respektin dhe lidhjen e thellë me familjen e figurës historike të UÇK-së.
“Kafen e mëngjesit sot me mikun e veçantë, Blerim Thaçin. E vërteta dhe dinjiteti i Hashim Thaçit janë sot aty ku kanë qenë gjithmonë, te familja dhe te Kosova e lirë. Dielli do të lind përsëri.”


