Ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas vdekjes së babait të Kadri Veselit.
LAJMI I FUNDIT: Vdes babai i Kadri Veselit
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Hoxhaj ka thënë se ai ishte një baba shembull, që edukoi të gjithë fëmijët me ndjenjën e atdhedashurisë.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
I paska mbyllur sytë përjetësisht babai i Kadrisë, Fazli Veseli! Herën e fundit kur e takova, pak ditë pasi Kadriu ishte nisur për në Hagë, ma shtërngoi dorën në shtëpinë e tij në Mitrovicë, ishte besimplotë dhe i palëkundur se Kosova do të bëhet. Ishte ai që me fjalët e tij na motivoi ne se duhet të mbledhim forcat dhe dhimbjen ta kthejmë në energji për të vazhduar punën e kryetarit Veseli në shtetndërtimin e Kosovës.
Një baba shembull që i edukoi të gjithë fëmijët e tij me ndjenjën e përhershmë të atdhedashurisë. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.
/GazetaBlic/