Profesori Enver Hasani ka njoftuar se sot ka dalë nga shtypi libri tij i ri “Rruga për Damask”.
Ai ka thënë se në hyrje të librit, lexuesi do të gjej arsyet pse i është vënë ky titull.
Hasani ka treguar se lexuesi gjen përgjigjet në disa pyetjet që ai i ka renditur.
“Sot doli nga shtypi libri im më i ri “Rruga për Damask”. Në hyrje të librit lexuesi do të gjej arsyet për vënien e këtij titulli. Më shumë se kaq aty lexuesi gjen edhe përgjigjet në pyetjet si vijon: -Kush ishte vajza që më 2015 paraqitet në videon e bërë me porosi, si denoncuese e porositur kundër autorit të librit? -Kush ishte funksionari i lartë i sistemit të drejtësisë nga Fakulteti Juridik që e orkestroi sulmin dhe akuzat formale ndaj autorit të librit? -Si u soll në mënyrë barbare një segment i caktuar i shoqërisë civile në Kosovë, që mbulon arsimin e lartë në vend? … dhe shumëçka tjetër që lidhet me personin, autorin dhe kohën që mbërthen librin me shkrimet e tij.”