Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka emëruar Enver Dugollin zëvendësministër të parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dugolli përmes një postimi në Facebook, ku është shprehur i nderuar për besimin e dhënë nga Kurti.
Ai ka theksuar se do ta mbështesë ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në drejtimin e dikasterit dhe se detyrën e re do ta ushtrojë me integritet, përkushtim, profesionalizëm dhe përgjegjësi, në shërbim të qytetarëve dhe Republikës së Kosovës.


