Sporti

Entuziazëm tek Interi, mbi 60 mijë tifozë do të jenë të pranishëm për ndeshjen ndaj Veronës

04/08/2022 10:50
nga:Mergim Rreci

Tek skuadra e Interit është rritur tashmë entuziazmi pas fitores ndaj Juventusit.

Sipas asaj që raporton “SportMediaset”, Interi do të ketë mbështetjen totale të tifozerisë së saj në shkallët e stadiumit mitik “Giuseppe Meazza” për sfidën ndaj Veronës, e cila do të zhvillohet nesër në orën 18:00, përcjell GazetaBlic Sport.

Mbi 60 mijë tifozë do të jenë të pranishëm për ta përkrahur skuadrën e tyre.

Një fitore e mundshme në këtë takim nga skuadra e Interit, do ta bënte edhe më të “zjarrtë” garën për titullin kampion në Serie A, atje ku po “lufton” ashpër me Milanin dhe Napolin.

/GazetaBlic Sport/