Lajme

“Entuziazëm e vullnet i jashtëzakonshëm”/ Ramosaj nga Lumbardhi: Më 12 tetor festojmë fitoren e madhe

10/05/2025 21:56
nga:G B

Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se ka pasur entuziazëm e vullnet të jashtëzakonshëm në përkrahje të Aleancës, në tubimin e mbajtur me banorët e Lumbardhit, raporton Gazeta Blic.

“Më 12 tetor, do të jetë ditë që festojmë fitoren tonë të madhe”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Entuziazëm, e vullnet i jashtëzakonshëm në përkrahje të Aleancës, programit tonë, listës tonë dhe të kandidaturës sonë!

Kënaqësi e veçantë të jem sonte në mesin e banorëve të Lumbardhit dhe kandidatit tonë për Asamble Komunale, Besnik Lekaj.

Faleminderit për mbështetjen dhe besimin e madh, Lumbardh!

Më 12 tetor, do të jetë ditë që festojmë fitoren tonë të madhe!

#FLASIMmePUNË #AAK174

Sinqerisht,

I juaji,

Bashkim Ramosaj