Zgjedhjet Lokale

“Entuziast e me vullnet të madh për të ndryshuar gjërat”- Fjalët e Anton Qunit për kandidatin për Asamble, Astrit Temaj

09/19/2021 11:14
nga:Gazeta Blic

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni ka prezantuar njërin nga pjesëtarët e ekipit të tij- Astrit Temaj.

Temaj, i cili është kandidati i LDK-së për Asamble Komunale, sipas Qunit është “entuziast dhe me vullnet të madh për t’i ndryshuar gjërat”.

“Astriti i ka hyrë garës për ta fituar një vend në asamblenë e Prizrenit”, ka shkruar Quni.

Postimi i plotë:

I është bashkangjitur ekipit tim edhe Astrit Temaj. Ai ka lindur e është rritur në Prizren, por rrënjët e tij i përkasin një familje të madhe hasjane që njihen për bujari dhe zellshmëri në punë.

– Duke qenë Inxhinier i ndërtimit, si dhe pjesë e udhëheqjes së një kompanie ndërtimi mjaft të suksesshme në rajonin e Prizrenit, Astriti ka fituar përvojë të madhe në këtë fushë, prandaj ka shprehur gadishmërinë që ti kontribuoj qytetit tonë në këtë sektor që kërkon kuadër profesional dhe energjik per t’iu qasur problemeve të shumta të qytetit tonë.

-Entuziast e me vullnet të madh për të ndryshuar gjërat, Astriti i ka hyrë garës për ta fituar një vend në asamblenë e Prizrenit.

Na prift e mbara Astrit!

#LDK160
#PërPrizreninQëDuam