Pas triumfit historik në Ligën e Kampionëve një muaj më parë, Paris Saint-Germain vijon rrugëtimin e suksesshëm edhe në Kupën e Botës për Klube, ku tashmë ka siguruar një vend në gjysmëfinale.
Skuadra franceze do të përballet me Real Madridin, në një përplasje që premton spektakël.
Trajneri Luis Enrique ka lavdëruar performancën e ekipit të tij dhe forcën që po e karakterizon PSG-në këtë turne të futbollit.
“Është folur shumë për qëndrueshmërinë, dhe tani PSG-ja e ka atë. Jemi gati të jemi konkurrues në çdo kohë, pavarësisht rezultatit,” ka thënë Enrique.
Në prag të sfidës me Real Madridin, Enrique tha se sfida do të jetë e ndërlikuar, por besimi i tij në grupin që ka ndërtuar është maksimal.
“Ndaj Realit do të jetë e vështirë, por kemi fituar qëndrueshmëri. Kjo na dha edhe Ligën e Kampionëve. Jemi kampionët e Evropës, por të shohim se si do të shkojnë gjërat”, ka pohuar strategu spanjoll.
Ndeshja PSG–Real Madrid e cila luhet të këtë mesjavë, pritet të jetë një ndër përballjet më të mëdha të edicionit aktual të Botërorit për Klube, me dy nga skuadrat më të forta në botë që do të luftojnë për një vend në finale.


