Sporti

Enrique pas humbjes nga Zvicra: Pjesa e parë ishte më e dobëta në karrierën time si trajner!

09/25/2022 11:18
nga:L J

Spanja humbi dje në shtëpi nga Zvicra me rezultatin 2:1 në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kombeve. Zviceranët kaluan në avantazh në minutën e 21-të me golin e Manuel Akanji. Jordi Alba barazoi në minutën e 55-të, ndërsa Breel Embolo u dha fitoren mysafirëve duke shënuar vetëm tre minuta pas spanjollëve.

Trajneri Luis Enrique ka komentuar humbjen e kombëtares së tij.

“Humbja është gjithmonë dhemb. Zvicra na krijoi probleme që në fillim. Pjesa e parë ishte më e dobëta në karrierën time si trajner. Ne ishim më të mirë në pjesën tjetër”, beson Enrique.

“Duhet të punojmë në të gjitha segmentet, duhet të përmirësohemi. Kemi kohë. Do të ketë një finale në Portugali, do të shkojmë për të fituar”, tha Enrique, skuadra e të cilit do të jetë në grup me Gjermaninë, Kosta Rikën dhe Japonia në Kupën e Botës në Katar.

“Do të ishte më mirë të shkoja në Katar me një seri fitoresh, por unë besoj në ekip. Shumë lojtarë të mi ishin nën nivelin e tyre në pjesën e parë, por edhe Zvicra ishte e mirë, ata dinë të luajnë. Kur nuk është dita juaj, gjëra të tilla ndodhin”, ka komentuar Enrique.

Portugalia është e para në Grupin 2 me dhjetë pikë. Spanja ka tetë pikë dhe në xhiron e fundit do të vendosë drejtpërdrejt për vendin e parë dhe kualifikimin në Final Four. Portugalisë i mjafton një pikë. “Do të ishte perfekte të mposhtnim Portugalinë para Kupës së Botës. Ne kemi barazuar tre herë dhe tani do t’i mposhtim ata,” tha Enrique.

/GazetaBlic Sport