Trajneri i Spanjës, Luis Enrique ka lavdëruar kombëtaren e Kosovës për paraqitjen e sotme në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Spanja triumfoi ndaj Kosovës me rezultatin 0:2, me golat e Fornals dhe Torres, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë, Enrique tha se Kosova është një kundërshtar shumë i fortë – dhe luan lojë të mirë.
“Kosova është një kundërshtar i vështirë, luajtën shumë mirë. Janë shumë më ndryshe se kombëtaret tjera të grupit”, tha Enrique pas ndeshjes në SuperSport Kosova.
/GazetaBlic Sport


