Të zëvendësosh një futbollist si Kylian Mbappe është tmerrësisht e vështirë, madje pothuajse e pamundur.
“Ylli” francez do të zyrtarizohet te Real Madrid pas finales së Champions League mes “Los Blancos” dhe Borussia Dortmund (1 qershor).
Përforcim spektakolar me parametra zero për kampionët e Spanjës, ndërkohë që te PSG po studiojnë alternativa të ndryshme për pasuesin e tij.
E vështirë do të jetë të plotësohet boshllëku që do të lërë 25-vjeçari, diçka që e pranon edhe Luis Enrique.
I cili pas fitores që arriti skuadra e tij në finalen e Kupës së Francës përballë Lyonit (2-1) tha këto fjalë në lidhje me Kylian Mbappe.
“Askush nuk mund ta zëvendësojë Mbappen, vetëm një ekip me ambicie mund ta bëjë këtë. Ndoshta nevojiten 4, 5 apo 6 blerje për të mbuluar boshllëkun që do të krijojë largimi i tij.
Pa Kylianin do të përpiqemi të japim më shumë si skuadër. Do të jetë një sfidë aspak e lehtë për të gjithë futbollistët që do të bashkohen me në merkato.
Ne duam të shkruajmë historinë, duam të fitojmë Champions League”, u shpreh trajneri spanjoll i kampionëve të Francës.