Enrique Cerezo, presidenti i Atletico Madridit, ka sqaruar situatën në lidhje me sulmuesin argjentinas Julian Alvarez, duke konfirmuar se lojtari do të vazhdojë me ekipin.
Kjo vjen pas një vere të mbushur me spekulime rreth të ardhmes së tij dhe lidhjeve me një transferim te Barcelona.
“Ajo që besoj është se Barcelona nuk u ngrit në lartësinë e situatës dhe nuk bëri atë që bëhet zakonisht në situata të tilla”, tha Cerezo.
“Pas një vere disi të komplikuar, të shënuar nga pyetje të vazhdueshme rreth Julian Alvarez, Julian mbetet një lojtar për Atletico Madridin. Ai ka qenë gjithmonë një lojtar i madh për Atletico Madridin. Ne nuk kishim ndërmend ta shisnim atë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


