Sporti

Enrique: Arsenali është një nga skuadrat më të mira në Europë

09/30/2024 23:23
nga:Lorik J

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique e ka vlerësuar Arsenalin si një nga skuadrat më të mira në Evropë përpara përballjes së tyre në Ligën e Kampionëve në Emirates të martën.

Enrique përshëndeti stilin e Arsenalit të bazuar në zotërimin e topit dhe qëndrueshmërinë në mbrojtje.

“Me topin, ata janë afër nivelit të lartë evropian… pa top, ata janë një nga ekipet më të mira në botë.”

Trajneri i PSG-së lavdëroi gjithashtu TRAJNERIN e Topçinjve, Mikel Arteta, ish-bashkëlojtarin e tij të Barcelonës.

“Mikel është një nga trajnerët më të mirë në treg… një trajner i madh dhe një person i madh.”

“Do të doja të flisja me të, ta përshëndes… do të jetë kënaqësi”.

Arsenali kërkon fitoren e parë të Ligës së Kampionëve pasi barazoi 0-0 me Atalantën.

/GazetaBlic Sport