Lajme

“ENOS Construction” bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë – merr rolin e sponsorit gjeneral të BBVK-së!

10/31/2026 12:24
nga:Gazeta Blic

Një nga kompanitë më të fuqishme të ndërtimit në vend “Enos Construction” do të jetë në ‘shtëpitë’ tuaja përmes Big Brother VIP Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i “Enos”, Trim Musliu përmes një statusi në Facebook.

Ai ka njoftuar se kompania e tij do të jetë sponsor gjeneral i show-t më të madh televiziv në vend.

“ENOS Construction dhe Big Brother VIP Kosova bashkojnë rrugët në një bashkëpunim të ri, duke kurorëzuar marrëveshjen që e bën ENOS Construction Sponzor Gjeneral të këtij edicioni”, ka shkruar Musliu.

Postimi i plotë:

Partneritete e forta ndërtojnë suksese të mëdha! 🤝

ENOS Construction dhe Big Brother VIP Kosova bashkojnë rrugët në një bashkëpunim të ri, duke kurorëzuar marrëveshjen që e bën ENOS Construction Sponzor Gjeneral të këtij edicioni.

Ky partneritet përfaqëson më shumë se një marrëveshje – është një bashkim vizioni, besimi dhe ambicieje, ku dy emra bëhen pjesë e një eksperience që pritet të sjellë emocione dhe momente të paharrueshme për publikun.

Së bashku, ndërtojmë më shumë se projekte. Ndërtojmë partneritete që bëjnë diferencën.

ENOS Construction – Ndërtojmë të ardhmen! 🏗️

#ENOSConstruction #BigBrotherVIPKosova #BBVK