Sporti

Enis Bardhi: “Me një qasje më profesionale, Kosova do ketë të ardhme pozitive”

01/21/2022 12:35
nga:E K

Enis Bardhi është padyshim një nga futbollistët shqiptarë më në formë të momentit.

Shqiptari që përfaqëson, Maqedoninë Veriore, luan rregullisht në formacionin bazë të Levantes në një nga top 5 ligat më të forta evropiane, shkruan GazetaBlic Sport.

Mesfushori 26 vjeçar me tipare sulmuese po kalon në një formë jashtëzakonisht të mirë duke qenë njëri nga lojtarët që kanë kontribuar më së shumti në skuadrën e Levantes.

Mesfushori shqiptar në këtë edicion në La Liga ka arritur të tund 3 herë portën e kundërshtarëve dhe të asistoi 2 herë për bashkëlojtarët e tij.

Në intervistën e dhënë për GazetaBlic Sport, ku ka folur për karrierën dhe të ardhmen e tij si futbollist, Bardhi ndër të tjerash ka komentuar edhe Kombëtaren e Kosovës, me lojtarët e të cilës ka edhe miqësi të mira.

Ai ka deklaruar se “Dardanët” kanë një grup lojtarësh cilësor, kurse me një qasje më profesioniste dhe serioze sipas tij e ardhmja e Kosovës do të jetë pozitive.

“Mendoj se kanë bërë punë shumë të mirë prej kur janë bërë pjesë e instancave ndërkombëtare FIFA-s dhe UEFA-s, kanë shumë lojtarë cilësorë që luajnë gjithandej në Europë dhe mendoj se e ardhmja e tyre me një qasje serioze dhe profesionale do të jetë pozitive”, ka deklaruar, Enis Bardhi.

/GazetaBlic Sport/