Enis Alushi të dielen ishte pjesë e emisionit “Koha Shtesë”. Ai diskutoi për qëllimet personale dhe gjithashtu për drejtuesin e ri të përfaqësues së Kosovës, Franko Foda.
Ish futbollisti nga Kosova, i cili tani punon si agjent talentësh në futboll, tregoi për profesionin e ri, përshtypjet që ka për Foda, ku gjatë viteve 2012-2014 ishte nën drejtimin e tij si lojtar tek klubi gjerman Kaiserslauten, dhe atë çfarë ai mendon se Kosova mund të arrijë nën drejtimin e tij.
Cili profesion është më i vështirë sipas jush, të jesh futbollist profesionit apo një agjent futbolli?
Të jesh agjentë futbolli është më e vështirë ka shumë detyra të ndryshme të cilat duhen të kryer me sukses.
Si është të jeni agjent talentësh futbolli?
Të jesh agjent talentësh është diçka shumë e rëndësishme për të gjetur lojtarë të rinj për Kosovën që ta përfaqësojnë atë. Në Gjermani ka shumë lojtarë me origjinë nga Kosova të cilët janë pjesë e klubeve të ndryshme prandaj është një mundësi fitimprurëse.
Çfarë mendoni për trajnerin e ri të përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda?
Unë e njoh Franco Fodan sepse në të kaluarën kemi punuar bashkë. Për mua është një zgjidhje shumë e mire, ai është një person shumë i ndershëm dhe i sinqertë dhe mendoj se është personi i duhur për të udhëhequr përfaqësuesen e Kosovës.
A do të dëshironit të ishit pjesë e stafit teknik të përfaqësueses së Kosovës tashmë me emërimin e Foda?
Nuk kemi pasur biseda direkte për ndonjë rol bashkëpunimi me Foda dhe stafin e tij. Por, mendimi im për kombëtaren e Kosovës nuk ka ndryshuar dhe unë jam i gatshëm për t’i ndihmuar nëse kërkojnë ndihmën time.
Na tregoni për Franco Foda, si është karakteri i tij?
Ju them se Foda kërkon autoritet dhe fjala e tij ka peshë të madhe, Albert Bunjaku ka qenë pjesë e Kaiserslauten si kapiten gjatë kohës kur edhe unë isha pjesë e skuadrës dhe ne të dy gjithmonë ishim mirë me të, ai i respekton kosovarët.