Showtime

Eni Koçi flet për herë të parë për raportin që ka me djalin e Genc Prelvukajt

07/18/2021 17:03
nga:Genita C

Këngëtarja shqiptare, Eni Koçi, ka kohë që është në lidhje dashurise me Genc Prelvukaj.

Dyshja shihet se janë mjaft të dashuruar dhe janë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, shkruan GazetaBlic.

Edhe pse Genci ka një djalë nga martesa e tij e parë, kjo nuk pengon aspak që ai dhe Eni të shijojnë dashurinë e tyre.

Së fundi, Eni ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit ku nuk kishte si të mungonte edhe pyetja për Gjinin.

Ajo u përgjigj duke mos hezituar aspak dhe la një mesazh për të gjithë.

“Kam raporte fantastike. Pavarësisht të kaluarës fëmija është bekim. Jeta është e shkurtër , dhuroni vetëm dashuri. Nëse e doni partnerin tuaj, do e pranoni dhe do doni të gjithë familjen e tij pa përjashtim”, ka shkruar Koçi./GazetaBlic/