Skuadra e Ballkanit dje ka marrë një humbje të turpshme në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë – pasi u mposhtën në penallti nga Santa Coloma, për t’u eliminuar nga kualifikueset e Ligës së Kampionëve, që në raundin e parë.
Megjithatë, kishte pak shpresa tek një futbollist, i cili doli në skenë me ekipin e Ballkanit, përcjell GazetaBlic Sport.
Engjëll Ajazaj, futbollisti i ri i Ballkanit, 19 vjeçari, ishte pjesë e ekipit dhe u inkuadrua dje në pjesën e dytë, në vendin e Ismajgecit.
Ajazaj ishte eksploziv me topin dhe ngjalli lojën e suharekasve, duke dhënë shenja pozitive se në pjesët anësore të sulmit, tek Ballkani ka një të ardhme mjaft të mirë.
Futbollisti në fjalë pavarësisht se nuk ka shumë përvojë në futbollin senior, dje shënoi gol nga penalltia dhe ishte i qetë, akull.
Kujtojmë se edicionin e fundit, Ajazaj ishte pjesë e Lirisë U21, ku kishte paraqitje tepër të mira nën drejtimin e Robert Gjerajt.
/GazetaBlic Sport


