Klubi i PSG nuk po di të ndalet me transferime.
Pronarët e Paris Saint Germain ka vendosur objektivat e ri për klubin e tyre, përcjell GazetaBlic Sport.
Pas Lionel Messit PSG e ka për synim edhe transferimin e yllit portugez, Cristiano Ronaldo.
Sipas “Sky Sports” parisienët do të veprojnë për një transferim të mundshëm të Ronaldos në verën e vitit 2022.
I gjithë ky skenar mund të ndodhë vetëm nëse sulmuesi francez, Kylian Mbappe vendos të largohet nga klubi.
/GazetaBlic Sport/