Prishtina ka arritur një fitore të madhe në UEFA Conference League.
Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës ka triumfuar me rezultat 2 me 1 ndaj Bodo/Glimt, shkruan GazetaBlic Sport.
Prishtina e përmbysi totalisht rezultatin nga 0 me 1 në 2 me 1.
Fillimisht, Berg shënoi për skuadrën mysafire, por Otto John në fund të pjesës së parë i barazoi shifrat.
Në pjesën e dytë, një autogol i Lode i dha fitoren e madhe skuadrës kosovare.
Prishtina shkon në ndeshjen kthyese me avantazhin e një goli, ndeshje kjo që do të zhvillohet javën e ardhshme, saktësisht me 12 gusht.
/GazetaBlic Sport/


