Lajme

Endriti Thaçi falënderon Edi Ramën për vizitën në Hagë: Na dëshmoni se bashkë jemi ma mirë

12/18/2025 15:04
nga:G B

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti e ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për vizitën e tij të sotme në Hagë.

Përmes një postimi në Instagram, Endriti tha se fjalët dhe veprat e kreut të qeverisë shqiptare, janë shndërruar në shembull të atdhedashurisë dhe përparimit.

Në fotografinë e Ramës, djali i Thaçit e falënderoi edhe në emër të nënës së tij.

“Faleminderit shumë kryeministër Rama, nga nëna dhe unë. Fjalët por edhe veprat tuaja janë shndërruar në shembull të atdhedashurisë dhe përparimit. Ju na dëshmoni se bashkë jemi ma mirë”, ka shkruari ai.