Lajme

Endriti publikon foto të Thaçit me krerët e SHBA-së: Koha kur kishte kush të kujdesej për Kosovën

11/06/2021 13:45
nga:Y I

Mosftesa e Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Samitin e Demokracive ka ngjallur edhe reagimin e Endrit Thaçit, djalit të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ai ka publikuar disa fotografi të babait të tij me udhëheqësit e ShBA-së ndër vite.

Fotoja e parë që ka publikuar ka qenë ajo me Presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Në fotot e tjera shihet Thaçi me ish-presidentin George W.Bush, me ish-çiftin presidencial, Barack dhe Michele Obama, ish-çiftin presidencial Donald dhe Melania Trump, ish-presidentin Bill Clinton dhe ish-sekretaren Hillary Clinton.