Lajme

Endrit Shala: Kosova ka nevojë për një qeveri që vepron dhe mban fjalën

20 ditë më parë
nga:G C

Kandidati i koalicionit AAK-NISMA për deputet, Endrit Shala, së bashku me Kryetarin Fatmir Limaj dhe kandidatët e listës “Për Kosovën Fituese”, vizituan Komoranin e Drenicës, një vend të rëndësishëm për historinë e Kosovës, raporton GazetaBlic.

Ata theksuan angazhimin e tyre për një të ardhme të sigurt dhe të zhvilluar, duke garantuar anëtarësimin në NATO dhe përmirësimin e ekonomisë.

Shala premtoi mbështetje për bujqësinë, industrinë dhe prodhuesit vendorë, si dhe investime në infrastrukturë dhe energji të pavarur.

Ai theksoi rëndësinë e një qeverie që vepron dhe mban fjalën, duke premtuar realizimin e projekteve madhore për të mirën e vendit.

E plotë:

Bashkë me Kryetarin Fatmir Limaj dhe kandidatët e listës Për Kosovën Fituese, ishim mbrëmë në Komoran të Drenicës, aty ku themelet e lirisë dhe forcës sonë kombëtare janë të rrënjosura thellë.

I kemi bashkuar forcat për një të ardhme më të sigurt dhe më të zhvilluar! Kosova do të jetë pjesë e NATO-s, duke garantuar sigurinë dhe orientimin euro-atlantik. Do të ndërtojmë një ekonomi të fortë me investime strategjike që krijojnë vende pune dhe rrisin mirëqenien e qytetarëve. Mbështetja për bujqësinë, industrinë dhe prodhuesit vendorë do ta bëjë Kosovën një vend që prodhon, eksporton dhe fuqizon bizneset vendore. Do të investojmë në infrastrukturë moderne dhe pavarësi energjetike, duke siguruar një zhvillim të qëndrueshëm për brezat e ardhshëm.

Kosova ka nevojë për një qeveri që VEPRON dhe MBAN FJALËN ! Ne jemi gati të realizojmë projektet madhore që vendi ynë meriton!

E. SH

#PërKosovënFituese137 #veçVEPRA #NISMASocialdemokrate #NISMA #AAK #AAKNISMA137 #FatmirLimaj2 #EndritShala22 #zgjedhje2025 #Komoran #Drenas