Sporti

Endrit Krasniqi në mesin e më të mirëve në Maqedoninë e Veriut

12/23/2023 11:34
nga:E K

Futbolli në Maqedoninë e Veriut ka marrë pushimet, me skuadrat që do të rikthehen në fushë në në datën 18 shkurt të 2024 për duelet e javës së 19-të.

Kampionati vazhdon të dominohet nga skuadrat shqiptare. Struga kampione kryeson me 39 pikë, ndjekur nga Shkupi me 38 dhe Shkëndija e Tetovës me 35.

Katër futbollistë shqiptarë janë përzgjedhur në formacionin më të mirë të gjysmës së parë të sezonit në futbollin e Maqedonisë së Veriut.

Klinsman Cake dhe Endrit Krasniqi nga Shkëndija, Artan Iljazi, portieri i Shkupit, dhe Medzit Neziri i Strugës.

Ndërkohë që trajneri më i mirë është Shpëtim Duro.