Sporti

Endrit Krasniqi dhe Gledi Mici nuk largohen nga Prishtina

06/14/2022 23:45
nga:Lorik J

Endrit Krasniqi dhe Gledi Mici nuk do të largohen nga klubi i Prishtinës.

U fol shumë se Krasniqi dhe Mici do të largohet nga klubi kryeqytetas, por kjo siç duket nuk do të ndodhë në këtë merkato, përcjell GazetaBlic Sport.

Këtë e ka konfirmuar Ismet Munishi, i cili shkroi se dyshja do të mbeten tek Prishtina deri në fund të kontratës së tyre.

“Dhe keshtu ata dy shkuan ,,rrugës sy pa trembur, deri ne fund te kontrates ne klubin më të madh në vend Fc Prishtina”, shkroi Munishi dhe postoi një fotografi të dy lojtarëve.

/GazetaBlic Sport