Endrick nuk luajti fare kundër Celta Vigos, por arriti të merrte një karton të kuq.
Sulmuesi brazilian kundërshtoi vendimet e gjyqtarit, me ç’rast u ndëshkua me të kuq, sa ishte në bankën rezervë, shkruan GazetaBlic Sport.
Real Madridi tani do të jetë pa Endrick për ndeshjen kundër Deportivo Alaves të dielën e ardhshme.
Endrick është injoruar nga Xabi Alonso te Real Madridi këtë sezon, me brazilianin që ka luajtur vetëm një ndeshje deri më tani.
Real Madridi mori dy kartonë të kuq në ndeshjen kundër Celta Vigos, plus Endrick, i cili as nuk luajti.
/GazetaBlic Sport

