Sporti

Endrick gati të largohet nga Real Madridi në janar

10/06/2026 18:26
nga:Mergim Rreci

Endrick është i gatshëm të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi braziliani po has vështirësi për të gjetur hapësira në skuadër.

Sulmuesi 20-vjeçar ka regjistruar vetëm katër minuta lojë këtë sezon nën drejtimin e José Mourinhos, duke bërë që e ardhmja e tij në Madrid të vihet në pikëpyetje.

Sipas raportimeve, Aston Villa, Roma dhe AC Milan po monitorojnë situatën e Endrick dhe mund të tentojnë ta transferojnë brazilianin në formë huazimi gjatë merkatos së janarit.

Një huazim do t’i mundësonte Endrickut të luante më rregullisht dhe të fitonte minuta të rëndësishme, ndërsa Real Madridi do të vazhdonte të mbante nën kontroll të ardhmen e një prej talenteve të tij.

/GazetaBlic Sport/