Djaloshi 16-vjeçar ka bërë ëndrrën e tij realitet. Endrick, ylli i ri në rritje i futbollit brazilian, do të jetë lojtari i Real Madrid nga korriku i vitit 2024 dhe nuk e përmban emocionin e tij.
“Falenderoj Palmeiras, klubin e zemrës sime, që më dha gjithçka që më nevojitet për t’u bërë ai që jam sot. Ata më ndihmuan të realizoj ëndrrat e mia dhe duke respektuar dëshirat e mia dhe të familjes sime.
Derisa të kaloj në Real Madrid, do të vazhdoj të mendoj vetëm për Palmeiras, duke dhënë gjithçka dhe duke u përpjekur të shënoj gola dhe të jap fitore, tituj dhe gëzim për tifozët tanë”, është shprehur Endrick.