Lajme

Endokrinologu Ismaili flet për trajtimin e sterilitetit dhe teknologjisë riprodhuese

05/17/2024 15:35
nga:N K

Steriliteti mund të përdoret për të përshkruar jo vetëm pamundësinë për të pasur fëmijë natyrshëm, por edhe pamundësinë për të përfundur një shtatzëni.Kurse teknologjia e reproduktimit përfshin një gamë të gjerë të metodave dhe teknikave që ndihmojnë në konceptimin dhe shtjellimin e një fëmije, duke përfshirë inseminimin artificial, fertilizmin in vitro (IVF), dhe shumë teknika të tjera që ndihmojnë çiftet që kanë vështirësi.

Lidhur me këtë çështje në një prononcim për GazetaBlic, u deklarua endokrinologu Enver Ismaili ku tha se shkaqet e infertilitetit tek meshkujt dhe femrat janë të ndryshme si çrregullimet gjenetike, infeksionet, sëmundja e diabetit dhe autoimune.

“Shkaqet e inferlitetit janë numri i ulët i spermës ( Oligospermia )dhe mungesa e spermës ( Azospermia), çrregullimet gjenetike, disa sëmundje si diabeti dhe sëmundjet autoimune, infeksionet si Orkiti, Epididimiti dhe sëmundjet seksualisht te transmetueshme si Gonorrea dhe Sifilisi”, deklaroi ai.

Tutje ai tregon për faktorët e sterilitetit tek meshkujt dhe femrat duke përfshirë këtu ndryshimet e stilit të jetës dhe trajtimet e ndryshme.

“Trajtimet e sterilitetit tek meshkujt janë ndryshimet e stilit të jetës duke filluar nga  aktiviteti fizik, menagjimi i stresit, ndalimi i duhanit dhe alkoolit, terapia medikamentoze, terapia hormonale për rregullimin e nivelit të hormoneve,  kirurgjia Vazoepididimiotomia, Varicocelectomia”, tha ai.

“Trajtimi i sterilitetit tek femrat ka të bëjë me trajtimin medikamentoz për të luftuar infeksionet, barnat për rregullimin e funksionit të vezoreve, kirurgjia për trajtimin e problemeve anatomike të sistemit riprodhues ose endometrioza”, tha ai.

Poashtu tutje ai tregon për moshat më të prekura të meshkujve dhe femrave nga steriliteti.

“Tek meshkujt janë moshat mbi 40 vjeç e tutje që mund të kenë më të vështirë të krijojnë familje.Pasi me kalimin e moshës bie numri i spermatozoideve, spermatozoidet pësojnë mutacione gjenetRenia e Testosteronit, kurse tek femrat mosha 37 -45 është mosha më e shpeshtë e sterilitetit sepse bie numri i ovulacioneve”, potencoi ai.

Më tej sipas endokrinologut Ismaili janë disa sëmundje endokrine që ndikojnë në sterilitet dhe që luajnë rol të rëndësishme.

“Hipotireoza dhe Hipertireoza e pa diagnostifikuar me kohë , e pa mjekuar në mënyrë të duhur, ajo mund të shkaktojë gjakëderdhje të shtuar menstruale,  hormoni i tiroides luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e trurit të fëmijës, Hipertireoza -prodhimi i tepërt të hormonit të tiroides ndikon në shtatëzani, trajtimi me kohë i Hipertireozes është me rendësi tek shtatzënia, PCOS -mund të shkaktojë gjakëderdhje vaginale jo normale dhe të çrregullt infertilitet”, theksoi ai.

Endokrinologu përmendi opsionet për pacientet që dëshirojnë të përdorin teknologjinë In Vitro është IVF-ja që është një lloj teknologjie riprodhuese e asistuar që përdoret për trajtimin e infertilitetit.

“Procesi përfshinë monitorimin dhe stimulimin e procesit të ovulacionit të një gruaje, duke hequr një vezë ose vezët nga vezorët e tyre dhe duke lënë spermën e një burri ti fekondojë ato në një mjedis kulture në laborator. Pasi veza e fekonduar ti nënshtrohet kulturës së embrionit për 2-6 ditë ajo transferohet në mitër”,  përfundoi endokrinologu Enver Ismaili.

/GazetaBlic/