Sporti

“Ëndërrat nuk mund të blihen”, Bruno Fernandes reagon ndaj Superligës Evropiane

04/19/2021 15:47
nga:Lorik J

Bruno Fernandes duket se ka folur kundër Superligës Evropiane.

Ai thotë se ajo nuk do të zëvendësojë “ëndrrat” e tij për të luajtur në Champions League, përcjell GazetaBlic Sport.

Klubi i Fernandes, Manchester United, konfirmohet si një nga anëtarët themelues të garës së shkëputur.

Por, portugezi u pajtua me Daniel Podence, i cili këmbënguli se gara e re nuk mund të zëvendësonte historinë dhe kujtimet e lidhura me Uefa Champions League.

“Ëndërrat nuk mund të blihen”, shkroi Fernandes së bashku me tre emoji që duartrokisnin, ndërsa citonte postimin e Podence në Instagram.

/GazetaBlic Sport