Lajme

Ende vazhdon sanimi i kanalit në Ibër Lepenc, Mujka: Primar e kemi KEK-un

11/29/2024 23:28
nga:Gazeta Blic

Faruk Mujka, drejtor i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenci” ka thënë se janë duke vazhduar me sanimin e dëmit është është bërë nga shpërthimi në kanalin e ujit të Ibër Lepencit.

Për Klankosova.tv, ai ka thënë se ujin për pjesën ku ka ndodhur shpërthimi e kishin ndalë, dhe se nuk ka ndonjë rrezik për përhapje të ujit në zonat përreth.

“E kemi ndalë ujin, jemi duke u mundu që sa më shpejt të sanojmë dëmin, primar e kemi KEK-un”, ka thënë Mujka.