Mesfushori i Interit, Christian Eriksen thuhet se do të ketë një ekzaminim mjekësor me një kardiolog danez muajin e ardhshëm, me shpresën se do të ketë përparim për të rifilluar stërvitjet.
Eriksen aktualisht duke jetuar në Milano dhe po pushon me familjen e tij duke pritur për të parë nëse ai mund të rifillojë karrierën e tij profesionale pas incidentit tronditës në Europian, përcjell GazetaBlic Sport.
Mjekët danezë konfirmuan se Eriksen kishte pësuar një arrest kardiak.
La Gazzetta dello Sport raporton se ai do të kthehet në Odense brenda pak ditësh dhe në rreth një muaj, ai do të ketë një kontroll me kardiologët danezë të cilët kanë shikuar gjendjen e tij që nga qershori.
Mjekët danezë janë në kontakt të vazhdueshëm me stafin mjekësor të Nerazzurrëve dhe takimi muajin e ardhshëm thuhet se mund të jetë vendimtar për të mësuar se kur do të jetë gati Eriksen që të rifillojë stërvitjet.
Gazeta Dello Sport poashtu thotë se mund të jetë në gjendje të rifillojë stërvitjet individuale – por nuk është gati për të luajtur futboll.
/GazetaBlic Sport


