Showtime

Enca zbulon tatuazhin që i dashuri i saj ka bërë dedikim për të

07/30/2023 17:48
nga:G C

Këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia prej kohësh ka konfirmuar se është në një lidhje dashurie.

Ajo zbuloi se ishte në një romancë me afrikanin Mickey Neblett, e që kjo nuk u prit mirë nga një pjesë e publikut, duke e shprehur këtë përmes komenteve negative në rrjetet soicale.

Në disa postime në llogarinë e saj në Instagram, Ena nuk ka hezituar që të iu kundërpërgjigjet këtyre komenteve.

Në një postim të fundit, Enca ka treguar tatuazhin që i dashuri i saj ka bërë dedikimi për të.

Fotoja tregonte dy inicialet ‘RU’ në qafen e tij që nënkuptojnë emrin e saj të plotë Ruensa.