Enca Haxhia ka pak ditë që ka konfirmuar lidhjen e dashurisë me masazherin afrikan, Mickey Neblett.
I dashuri i këngëtares shqiptare ndodhet në Shqipëri ku si duket po argëtohet shumë.
Çifti ka qenë prezent në koncertin e Eliades Ochoa që u mbajt së fundmi.
Në një video Enca dhe Mickey shfaqen duke kërcyer dhe shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit.
Këngëtarja ka veshur një fustan të zi saten ndërsa partneri i saj me xhinse dhe këmishë.