Showtime

Enca iu kundërpërgjigjet femrave që e urrejnë: I dashuri dhe ish-i juaj janë te mesazhet e mia duke më…

03/12/2022 22:06
nga:G C

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, së fundmi ka vendosur t’i japë vetes disa ditë të mira pushimi.

Ajo ka zgjedhur Zanzibarin e Afrikës Lindore si destinacionin luksoz për të shijuar plazhin dhe motin e ngrohtë që po mbizotëron atje.

Teksa ka marrë shumë komente pozitive, këngëtarja ka vendosur që t’iu përgjigjet edhe disa komenteve negative që ka marrë nga disa komentuese femra.

Ajo në një shkrim të bërë me ironi në InstaStory, u shpreh se meshkujt e preferuar të femrave që i komentojnë negativisht, e pëlqejnë një femër si Enca.

“Të dashura femra të pasigurta dhe urryese, i dashuri juaj, ish-i juaj dhe i ardhshmi juaj janë të gjithë në DM-in tim duke më pyetur për tu ulur në fytyrën e tyre. Faleminderit”, ka shkruar Enca në InstaStory.