Lajme

Emrie Bashota bashkohet me AAK-në, do të kandidojë për deputete në zgjedhjet e 9 shkurtit

12/05/2024 14:54
nga:Genita C

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se Emrie Bashota, një juriste e talentuar dhe përfaqësuese e gjeneratës së re, i është bashkuar partisë dhe do të jetë pjesë e listës së AAK-së për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, raporton GazetaBlic.

Haradinaj e ka vlerësuar lartë angazhimin e Bashotës, duke theksuar se ajo do të sjellë energji të re dhe ekspertizë profesionale në rrugëtimin e AAK-së drejt fitores.

Sipas tij, ky bashkëpunim do të forcojë vizionin e partisë dhe do të kontribuojë në realizimin e objektivave politike të AAK-së.

E plotë:

Emrie Bashota, juriste me profesion dhe përfaqësuese e gjeneratës së re, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe do të jetë pjesë e listës sonë për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

E vlerësoj lartë gatishmërinë e saj për t’u rreshtuar krah vizionit tonë politik, duke sjellë energji të re dhe ekspertizë profesionale në rrugëtimin tonë drejt fitores.