Sporti

Emri i trajnerit të ri, Liria reagon me një postim në rrjetet sociale

11/08/2023 18:28
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Lirisë ka reaguar në lidhje me raportimet e fundit për rolin e trajnerit të ri.

Sipas një njoftimi të publikuar, klubi nuk ka arritur asnjë marrëveshje përfunditmare me asnjë trajner, transmeton GazetaBlic Sport.

“Nuk ka asgjë zyrtare për trajnerin e ri. Lidhur me lajmet e publikuara në portale e medie të ndryshme FC Liria, del me këtë njoftim. Të gjithë emrat e përfolur, janë spekulime. Liria , s’ka vendos për asnjë emër deri tani. Bisedimet po zhvillohen me 3-4 trajner, kryesisht vendorë. Por, marrëveshje s’ka me asnjërin” – ka njoftuar klubi prizrenas.