Sporti

Emre Can: “Nuk vlerësohem shumë në Gjermani, tani mbyllni gojën dhe më shikoni duke luajtur në finale”

05/08/2024 13:59
nga:Lorik J

Në karrierën e tij ai ka veshur fanellat e Juventusit, Liverpoolit, Bayer Leverkusenit dhe Bayern Munichut dhe sot është kapiteni i Borussia Dortmundit që fitoi hyrjen në finalen e Champions League duke eliminuar Paris Saint-Germain.

Në Gjermani, megjithatë, Emre Can nuk vlerësohet shumë dhe mesfushori bëri disa komente pas ndeshjes në Parc des Princes: “Jashtë vendit kam një status krejtësisht tjetër, veçanërisht në Angli. Nuk e di pse, ndoshta ata i respektojnë më shumë rezultatet e mia ose më vlerësojnë më shumë si lojtar që në Gjermani është kritikuar gjithmonë më shumë”, tha lojtari.

“Ka shumë njerëz që gjithmonë flasin dhe thonë se unë nuk jam aq i mirë. Tani ata duhet të mbyllin gojën dhe të më shikojnë duke luajtur në finale. Ne jemi një ekip i mrekullueshëm dhe ndeshjet që kemi luajtur ishin të pabesueshme”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport