Euro2024

Emre Can nuk u stërvit me Gjermaninë, por pritet të jetë gati për duelin me Spanjën

07/03/2024 10:52
nga:Lorik J

Në seancën e djeshme stërvitore të Gjermanisë ra në sy mungesa e Emre Canit, i cili prej disa ditësh po përballet me disa shqetësime muskulare.

Mesfushori i Borussia Dortmundit nuk është stërvitur me pjesën tjetër të grupit por nuk duket se pjesëmarrja e tij është në rrezik për sfidën ndaj Spanjës e vlefshme për çerekfinale.

Mediat gjermane në këto orë kishin folur edhe për mundësinë e parë të Emre Canit duke startuar në mesin e fushës kundër Rojas por në fund Andrich duket se ka një avantazh të qartë.

Ndeshja luhet të premtën.

/GazetaBlic Sport