Kapiteni i Borussia Dortmund, Emre Can, nuk mund të ishte i lumtur pasi u mundën 4-0 nga Barcelona në ndeshjen e parë çerekfinale mes dy skuadrave në Ligën e Kampionëve.
“Ne nuk luajtëm mirë. Ne ishim shumë të butë në ndërhyrje, nuk ishim mjaft kompakt dhe bëmë gabime elementare. Në këtë nivel ata të ndëshkojnë rëndë – prandaj humbëm kështu”, pranoi Can, i cili për shkak të shumë lojtarëve të lënduar, duhej të vepronte si mbrojtës, jo si mesfushor.
Ai vlerësoi gjithashtu performancën e katalanasve: “Barcelona ka lojtarë të mrekullueshëm në sulm, të cilët mund të ndalen vetëm nëse veprojmë si ekip. Ne mund të kishim performuar shumë më mirë. Ndonjëherë duhet të jemi më vendimtarë, dhe kjo nuk u pa sonte. Nuk ka të bëjë me planin tonë të lojës, është që të gjithë të japin 100%”, përfundoi ai.
Ndeshja e kthimit luhet pas 6 ditësh në Dortmund.
/GazetaBlic Sport


