Lajme

Emrat më të shpeshtë shqiptarë në Zvicër…

08/18/2021 14:15
nga:M K

Emrat e shtetasve të Kosovës dhe të Maqedonisë, janë të gjithë emra shqip. Shqipëria nuk figuron për shkak të numrit të vogël të shtetasve të saj në Zvicër.

Zyra Federale për Statistikë (BFS), ka publikuar të martën statistikat e emrave më të shpeshtë personalë në Zvicër. Këtu përfshihen, ndaras, emrat e fëmijëve të lindur në vitin 2020 dhe emrat në përgjithësi, që mbizotërojnë në popullatë, shkruan albinfo.ch.

Një kategori më vete në këtë statistikë është ajo e emrave të të huajve. Këtu janë prezantuar emrat e nëntë komuniteteve më të mëdha të huaja në Zvicër.

Listat e emrave dominues të shtetasve të Kosovës dhe atyre të Maqedonisë së Veriut përmbajnë, praktikisht, vetëm emra shqiptarësh. Ndërsa Shqipëria nuk figuron si vend prejardhjeje për shkak të numrit të vogël të shtetasve të Shqipërisë në Zvicër, shkruan albinfo.ch duke ju referuar statistikave më të reja nga BFS.