Lajme

Emrat/ Identifikohen viktimat e aksidentit në Fier, punonjësi i FNSH humb jetën me të shoqen

06/09/2022 22:55
nga:G B

Mësohet se kanë humbur jetën në aksident punonjësi i FNSH, Sokrat Lela, dhe bashkëshortja e tij, Fatbardha Lela.

Mësohet se drejtuesi i mjetit tip ‘Opel’, Gerti Skënderaj, 43 vjeç nga Cakrani ishte duke udhëtuar me bashkëshorten dhe vajzën e tij ku më pas u përplas me mjetin tip ‘Ford’.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar këtë aksident të rëndë.